Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i ka bërë thirrje Perëndimit që së bashku me Ukrainën të zgjidhin krizën globale të ushqimit. Ofensiva e Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kanë ndërprerë dërgesat e grurit dhe mallrave të tjera nga të dy vendet, duke nxitur shqetësimet për rrezikun e urisë në mbarë botën.
“Vendet perëndimore “krijuan shumë probleme artificiale duke mbyllur portet e tyre për anijet ruse, duke ndërprerë logjistikën dhe zinxhirët financiarë. Ata duhet të konsiderojnë seriozisht atë që është më e rëndësishme për ta: të bëjnë PR për çështjen e sigurisë ushqimore ose të ndërmarrin hapa konkretë për të zgjidhur këtë problem”, u tha Lavrov gazetarëve gjatë një vizite në Bahrein.
Lavrov gjithashtu i bëri thirrje Ukrainës që të çminojë ujërat e saj territoriale për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve nëpër detet e Zi dhe Azov
“Nëse zgjidhet problemi i çmimit… Forcat detare të Rusisë do të sigurojnë kalimin e papenguar të këtyre anijeve në Mesdhe dhe më tej në destinacionet (e tyre)”, tha Lavrov.
Rusia dhe Ukraina prodhojnë rreth 30 për qind të furnizimit global të grurit.