Lazio është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë duke përmbysur 2-3 në derbin Frossinonen. Kjo fitore vjen pas 4 humbjeve rradhazi, përfshirë edhe atë në Champions League kundër Bayern, por edhe javës shumë polemizuese si pasojë e dorëheqjes së Sarrit.
Në këtë ndeshje shkëlqeu ndër të tjerët Taty Castellanos, i cili realizoi “dopietë” dhe solli tre pikët për Lazion pas një kohe të gjatë. Për t’u përmendur edhe fakti që pak minuta mori edhe Marvin Çuni me Frosinonnen, sulmuesi i cili ka kaluar një dëmtim të rëndë që e mbajti gjatë larg fushave.
Në Premier League Tottenham, që lufton për një vend në Champions sezonin e ardhshëm, u mposht thellë 3-0 nga Fulhami i Armando Brojës. Megjithatë sulmuesi shqiptar i thirrur në kombëtare nuk luajti për asnjë minutë në derbin e Londrës, pasi trajneri vendosi të mos e grumbullonte.