17 vite më pare tifozët e Interit e mbajnë mend mirë.
Asokohe në lojë ishte titulli dhe disfata e Interit që solli edhe dështimin e zikaltërve mes lotëve të Fenomenit për fronin e kampionit dhe me Buffon që tallej.
Në vitin 2002, golat e Christian Vierit dhe Di Biagios dhanë iluzionet e një suksesi komod, por fatet në “Olimpico” ndryshuan shpejt. Dygolëshi i Karel Poborskýt dhe rrjetat e Simeones dhe Inzaghit përmbysën gjithçka.
Nga ajo pasdite, e kthyer në makth për tifozët interistë, mbetën në mendje lotët e brazilianit Ronaldo në pankinë. 75 mijë tifozë ishin në stadiumin “Olimpico”. Historia e Lazios dhe Interit, kohët e fundit është shkruar shpesh në javët finale, duke diskutuar gjithmonë pikë të vyera.
Megjithatë, kapitujt e historisë nuk fshihen dhe asnjë interist nuk do të mund ta harrojë “5 majin”.