Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Le 5 fëmijë, u bëra nëna e motrave dhe vëllezërve!”, vajza përzë mamanë: Nuk të njoh!

20:36 / June 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena dhe vajza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Joana ka ardhur nga Greqia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq” me nënën, Violetën që vjen nga Italia. Konflikti mes nënë e bijë nis nga një plagë e vjetër. Joana nis të rrëfejë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” se nëna ka lënë atë dhe 4 fëmijët e tjerë në vitin 1999 duke u larguar drejt Italisë. Nga ai moment, Joana është detyruar të kujdeset për motrat e vëllezërit edhe pse vetë ishte rreth 11 vjeçe. 

Tani që është rikthyer, Violeta kërkon të qëndrojë në shtëpinë e djalit, por Joana s’e lejon. Ajo i thotë nënës se nuk ka asnjë shtëpi pasi vëllai është në gjendje të vështirë shëndetësore. 

Joana: Kam sjellë nënën këtu për arsye sepse kam pasur një telefonatë tronditëse, kështu e ndiej unë. Mamaja ime ka ikur në vitin ’99 jashtë shtetit, në Itali dhe ka lënë 5 fëmijë. Motra e madhe ishte martuar dhe kemi ndenjur akoma 4. 

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti? 

Joana: Unë mund të kem qenë 10-11 vjeçe. 

Ardit Gjebrea: Dhe ishe fëmija i dytë. 

Violeta: Ku është problemi që kam ikur unë për shembull? 

Joana: Është shumë problem. 

Violeta: Edhe për mua ka qenë problem. 

Joana: Mund të lihet një fëmijë? Si do t’i ushqeja unë këta fëmijët, motra, vëllezër? Njeri s’kisha, dhimbjen e nënës e kisha. Kur unë kisha nevojë, nëna ime u largua dhe më kthehet mua sot dhe kërkon të rrijë te vëllai im që është i sëmurë, invalid? 

Violeta: Prandaj erdhe nga Greqia ti, të më nxjerrësh përjashta mua si mama? 

Joana: Nuk ka të drejtë, çfarë shtëpie ka? Nuk ka asnjë lloj shtëpie këtu. 

Violeta: Si s’kam shtëpi unë moj? 

Joana: Nuk ke shtëpi këtu. 

Violeta: Unë që aty nuk lëviz moj! E ke gabim! 

Joana: Nuk ka të drejtë të qëndrojë në shtëpinë e vëllait tim! 

Violeta: Ik kërkoji llogari babait tënd, ku është problemi që unë kam ikur? Një grua po të jetë mirë me burrin nuk i lë fëmijët e saj. 

Violeta nis të thotë se burri i saj bënte sjellje barbare ndaj u detyrua të ikte e të linte fëmijët, por vajza deklaron që ajo as nuk ka kontaktuar me fëmijët. Joana shton se u bë ajo nënë për më të vegjlit dhe ia doli e vetme. 

Joana: Një telefonatë s’e ka bërë, një ndihmë për fëmijët nuk është gjendur, më vjen pas kaq vitesh që as nipërit, as mbesat nuk e njohin, si është e mundur? 

Violeta: Unë telefonata kam bërë, po juve që nuk më përgjigjeshit në telefon e sa kam patur mundësi, aq sa kisha rrogën, ju nisja. Ju ishit të vegjël. Babai juaj thotë që nuk ju kam nisur kokërr leku! 

Joana: Unë nuk njoh asnjë prej tyre, unë njoh që rrita vëllezër, motra, i martova vetë. Unë njoh që u largova, unë njoh që çdo gjë akoma unë po i paguaj. 

Eni Çobani: Pra ju e quani veten si nënë? 

Joana: Unë jam nëna e motrave dhe vëllezërve! 

Violeta: Po pse tregohesh kriminele me mua moj çupë? 

Joana: Nuk jam kriminele, kjo është e vërteta! 

Violeta: Po pse, doja unë të lija kokën time unë moj? Të lija kokën time, të vije të më qaje te varri, të më sillje lule moj? 

Nëna ngulmon se ajo nuk i ka lënë fëmijët dhe ka bërë përpjekje t’i marrë me vete, por ka hasur pengesa të shumta. Joana nuk bindet dhe thotë se nuk e njeh as si nënë Violetën. 

Joana: Nuk e njoh për nënë këtë! 

Eni Çobani: Pra, ti e njeh nënë këtë për letra, jo për zemër? 

Joana: Për zemër nuk e njoh!

nena shihemi ne gjyq Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.