Në një edicion të posaçëm për Alvin Berishën, gazetari Luigi Pelazza ka treguar itinerarin e të gjithë shpëtimi, duke përmendur ndihmën e kryeministrit italian Giuseppe Conte, që sipas emisionit investigative ka dhënë ndihmën më të madhe për të bërë të mundur lirimin e 11-vjeçarit.
“Le iene” emisioni investigativ italian që bëri publike historinë e Alvin Berishës dhe mundësoi nxitjen e qytetarëve anembanë botës në mënyrë që 11-vjeçari shqiptar të kthehej pranë gjirit të familjes ka transmetuar sonte të gjithë kalvarin e këtij fëmije.
Në një edicion të posaçëm për Alvin Berishën, gazetari Luigi Pelazza ka treguar itinerarin e të gjithë shpëtimi, duke përmendur ndihmën e kryeministrit italian Giuseppe Conte, që sipas emisionit investigative ka dhënë ndihmën më të madhe për të bërë të mundur lirimin e 11-vjeçarit.
Në video shihet hap pas hapi rrugëtimi i Alvinit, që në momentin kur mbërrin në Bjrut, ku është edhe fraksioni i vetëm që përmendet ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Llesahj.
“Ja ku ndodhet edhe delegacioni dhe ministri shqitar,”- thotë gazetari i “Le iene”, ndërkohë që ka theksuar falenderime të pafundme për Contetn, kurdët e Sirisë, Kryqi i Kuq Ndërkomëbtar, Gjysmëhëna.
Gjithsesi ajo ç’ka ka dashur të përcjellë emisioni i mbrëmjes së sotme janë emocionet me të cilat e kanë përjetuar edhe vetë gazetarët e “Le iene” rikthimin e Berishës 11-vjeçar në Itali, pranë dy motrave, të atit dhe gjyshit të tij që e ka kërkuar me aq mall.
Emisioni italian tregon që nga fillimi frikën e babait ashqiptar, mënyrën se si qau kur e përqafoi të voglin për herë të parë dhe kur vuri re që ai çalonte. Më tej shihet edhe zemrat e thyer e Afrim Berishës, që u detyrua për arsye proçedurash ta linte sërish të birin mes kampeve të Sirisë.
“Bëmë gjithçka që ta rikthenin. Sepse historia e Alvinit ju preku të gjithëve. Por ka qenë bashkëpunimi ynë me kurdët, me qeverinë italiane dhe me të gjithë ju që ngritët zëri, ajo që bëri të mundur kthimin e Alvinit të vogël,”- dëgjohet të thotë Pelazzo.
Më tej ai tregon çastet plot ankth në Bejrut ku e ndanin vetëm pak hapa nga Alvini i vogël, e ndërsa i ati priste lajmin e madh në Romë.
“Dhe ja më në fund, Alvini bashkohet me të motrën, të atin dhe gjyshin e tij. Për herë të parë Alvini, si një fëmijë i moshës së tij, i gëzohet hamburgerit dhe patateve të skuqura. Ai sillet si një fëmijë normal, mbyll rubinetin pasi lan dhëmbët sepse me siguri në Siri e kanë mësuar se uji është i shtrenjtë,”- tregon Pelazzo më tej.
E në fund, pasi Alvini i vogël shtrohet në shtratin e butë, ata i dhurojnë një kapele në formë kujtimi. Një kapele me logon e “Le iene”, të cilën i vogli e merr duke qeshur, si gjithmonë.
Historia e Alvin Berishës
Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.
Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.
Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.