Një rotacion. Grida Duma në televizion, Ori Nebijaj në Kuvend. Moderatojra do të futet në Parlament. E pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes.
Ajo do të zëvendësoj kështu në listën e PD në Tiranë, Grida Dumën, që dha dorëheqjen. Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.
Moderatorja ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.