Ambasadorja Yuri Kim ka uruar shkrimtaren Lea Ypi si fituese e çmimit “Ondaatje”, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Urime Lea Ypi për fitimin e çmimit Ondaatje! Ky çmim, i dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë në Mbretërinë e Bashkuar, është një nga më të rëndësishmit në botë. Urime”, shkruan ambasadorja Kim.
Çmimi jepet për librat që ngjallin më së miri frymën e një vendi.
Libri tregon ardhjen në moshë të Ypit në Shqipëri, në një kohë kur ishte një nga vendet e fundit staliniste në Evropë.
Kryesuesi i panelit gjykues ishte poeti Sandeep Parmar, të cilit iu bashkua autori i YA Patrice Lawrence dhe shkrimtari dhe avokati Philippe Sands.
“Duke lexuar dhe rilexuar Lirinë e Lea Ypit, ne ndjemë fort se shqetësimet qendrore të librit – politika, historia personale, vetë kuptimi i lirisë – ishin kaq tingëllues për momentin dhe kohën tonë.” thuhet nga paneli.
Gjyqtarët e përshkruan Ypin si një mjeshtre të rrëfimeve madhështore dhe personale.