Nuk paskan qenë vetëm thashetheme projekti i tyre por këtë të premte pritet dhe publikimi. Flasim për Ledri Vulën dhe Capital T, të cilët publikojnë sot këngën që është pjesë e albumit “Skulpture” të reperit.
Por lajm këto ditë u bë dhe një zënkë mes Majk dhe Capital T dhe shkak paska qenë pikërisht projekti me Ledrin. Por nuk ka qenë e vërtetë.
Mes Capital T, Majk dhe Ledrit nuk ka asnjë hatërmbetje, madje Kapo hodhi sonte një “bombë”.
Ai tha se artistët e mirë e mbështesin njëri-tjetrin, ndaj paralajmëroi fansat për një hit të përbashkët mes tre djemve, mbase në vitin 2021.