Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha edhe dashurinë më të madhe të jetës së tij, Poem Blu, i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje!”, nga Arbana Osmani.
Në lidhje me ndarjen nga Sara, Ledri tha se nuk e di as vetë përse janë ndarë, por i vjen keq vetëm për një gjë, Poin.
“Unë e Sara jemi krejtësisht tipa të kundërt, edhe kjo na ka bërë bashkë. Sara është pak më introverte. Nuk e di çfarë nuk funksionoi mes nesh.” ka thënë Ledri, duke shtuar se nuk mund ta mendojë këtë.
I pyetur nëse është penduar që lidhja e tij me Sarën ka qenë kaq publike, ai tha se ishte e pamundur ta mbante larg mediave, për shkak të karrierës së tij. Megjithatë, ai u shpreh se po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishin ende bashkë.
Ledri thotë se tani nuk e mendon një lidhje tjetër, por do të donte që në të ardhmen Poi të ketë edhe dy motra e një vëlla.