Kush nuk e ka dëgjuar ende “10/10” – hitin e marsit të këtij viti nga Ledri Vula, është vonë, shumë vonë. Jo vetëm për fabulën e gjetur të këngës, në një kohë kur pandemia sapo kishte nisur, por edhe për simbolin që reperi i njohur i vendosi në titull. Ndoshta e sinjalizoi këtë kod 7 muaj më parë, por ndoshta edhe i erdhi rastësisht. Sot, 4 ditë larg datës 10.10, Ledri sapo na zbuloi një të fshehtë… Ose, të paktën kështu duket.
Fundjava e kaluar ka qenë një festë e vërtetë në shtëpinë e Ledrit në Prishtinë. Tani që pritjes po i vjen fundi, siç e kërkon tradita tashmë, familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit organizuan një baby shower magjik, me të gjitha detajet e kuruara nga Class Events.
Megjithatë, Ledri dhe Sara nuk postuan shumë foto nga eventi, sepse po presin datën 10 tetor. Arsyeja? Me shumë mundësi është data që kanë ëndërruar – data e pritjes së madhe kur reperi dhe partnerja e tij të gëzojnë një status të ri në jetën e tyre.
Vetëm pak minuta më parë, Ledri ka postuar një foto ekoje në Instagramin e tij, pas së cilës shkruan: “Po vdes të të shoh sytë”. Nuk mund të mos vihet re lart saj edhe data 10.10.2020.