Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lefter Maliqi dekonspiron qëllimin e PD-së pas zgjedhjeve politike: Në tetor do të zhvillohen zgjedhjet lokale

22:17 / February 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lefter maliqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Lefter Maliqi, i bindur ka thënë se pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.

Ligjvënësi i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë një deklarate që ka bërë në takimin që ka zhvilluar me banorët e  Lapardhasë në Berat, ka thënë ndër të tjera se synon që të kandidojë për kryetar bashkie në Berat.

Deri më tani ai nuk është përfshirë në asnjë listë të asnjërës parti për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë për këtë Maliqi ka thënë se  javën e ardhshme do të bëjë publike se cilës forcë politike do t’i bashkohet.

“Faktikisht unë kam qenë zëri juaj, pavarësisht se nuk kam patur mundësi për të bërë investime në këtë zonë, për shkak të opozitës që kam mbajtur dhe largimit më pas nga kryetar komune dhe çfarëdo që ka ngelur janë bërë që në atë kohë, që janë bërë investimet dhe janë lënë përgjysëm. Unë do t’iu them të gjithëve që këtë mision do ta vazhdoj. Kur je punëtor sigurisht që ke disa pengesa se politika në përgjithësi do ushtarë të bindur, nuk do njerëz që punojnë për popullin. Dua t’ju them që javën tjetër, unë do të marr vendimin dhe në qendër të Lapardhasë do të bëj takimin me forcën politike që do të jem. Këtë takim sot e bëra për t’ju vënë në dijeni dhe për të patur dhe mbështetjen tuaj sepse do të vazhdoj sfidën politike. Ëndrra ime sigurisht ngelet dhe sfida vazhdon për të qenë drejtues vendor, pra për të qenë kryetar bashkie në të ardhmën. Deri në shtator unë jam deputetit i Kuvendit, por do të marr një funksion politik dhe për të vazhduar zgjedhjet, të cilat do të bëhen në tetor, pra zgjedhjet lokale. Shumë shpejt do të vendos, jam dakord me të gjithë eksponentët politik për të bërë marrëveshjen e duhur dhe besoj që do ta realizojmë. Erdhi momenti i ndryshimit, në tetor janë të sigurta zgjedhjet lokale që do të bëhen, ndërsa më 25 prill janë zgjedhjet e përgjithshme, së bashku do vendosim. Sot ka ardhur koha e kandidatëve dhe e njeriut, unë do të mbështes ata kandidatë që i kam në krah dhe i kam miq”, shprehet Maliqi.

Lefter Maliqi lokale PD qellimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.