Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës ka nisur pa humbur kohë fushatën. Me rastin e festave të fundvitit, deputeti socialist ka ftuar qytetarët në një drekë festive.
“Qytetarë të Bashkisë Kuçovë pa dallim politik, të rinj e të reja, burra e gra, pleq ju ftoj në një takim festiv tek Piazza në Perondi nesër në dt 27 ora 13:00 në drekë. Marrin pjesë këngëtarët Mariola dhe Jürgen Kaçani dhe humoristi Cekja i Beratit.Së shpejti do mblidhemi në qëndër të Kucovës”, shkruan deputeti, rqaporton tirananews.al.
Në karrierën e tij politike, Maliqi ka shëtitur në disa parti, duke kaluar nga PD, tek LSI dhe tek PS. Ndërkaq, sëfundmi ai është rikthyer tek PD.

