Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Mjeku i njohur ngre shqetësimin: Kemi një problem si shoqëri dhe duhet t’i vëmë gishtin kokës

21:42 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis mjekesor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji për kanabisin mjekësor është një tjetër temë e nxehtë e këtyre ditëve, teksa drafti ndodhet në Kuvend. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur për këtë çështje, duke thënë se nuk ka një studim apo vizion përse duhet të prodhohet në Shqipëri.

Sipas tij, vendi ka probleme dhe një numër të madh përdoruesish droge, teksa shteti nuk e pranon dhe shoqëria nuk flet për këtë gjë.

“Sa herë të kemi një disbalancë pushteti, do e vuajë në kurriz populli vetë që e krijon me veprimet dhe mos veprimet e veta. Kanabisi mjekësor është një temë që rrihet në forume mjekësore. Ka dy përbërës, një përbërës që shkakton problematikat, varësinë dhe një përbërës tjetër që ka efekte mjekësore.

Këtë e njohim, sepse ne njohim morfinën. Ka shumë sëmundje që mund të përfitojnë nga ky përbërës. Ka dhe një grup sëmundjesh që mund të përdoret si preparat. Nuk ka një studim sa të sëmurë kanë nevojë dhe pse nuk i marrim dot nga jashtë. Pse duhet canabis made in Albania duhet të pyesni ata.

Sa kontribuon sot shteti shqiptar që të largojë njerëzit nga droga? Pothuajse hiç sepse nuk e pranon atë që ndodh. Kemi një numër shumë të madh shqiptarësh që janë të varur nga drogat e rënda, por nuk flitet fare. Jemi një shtet që s’ka problem, apo që e ka problem të madh? Çdo shqiptar duhet t’ia bëjë pyetjen vetes. Në momentin që bën një lëvizje të tillë dhe nga ana tjetër nuk pranon asnjë nga situatat e tjera, atëherë nuk bën detyrën tënde të shtëpisë.

Kemi një problem si shoqëri dhe duhet t’i vëmë gishtin kokës. Në fillim duhet të ngremë baza të forta shtetformuese, duhet të ketë një vizion”, tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti kanabisi legalizim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.