Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Legjenda e Napoleonit është e gjallë dhe përçarëse si kurrë më parë

23:40 / May 3, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Napoloni1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Tony Barber

Fidel Kastro tha në një rast se më shumë njerëz e njihnin Napoleon Bonapartin për shkak të markës që qëndron pas tij, sesa për shkak të Austerlicit, fitores më të famshme të perandorit francez në fushën e betejës. Në 200 vjetorin e vdekjes së tij, trashëgimia e Napoleonit jeton në mënyra më të qëndrueshme se sa i dha merita Kastro.

Dy javë më parë, 20 gjeneralë francezë në pension u bënë thirrje forcave të armatosura qëtë shpëtonin kombin nga ato që ata i quajtën rreziqet e Islamit radikal dhe luftës civile. Apeli i tyre u mbështet nga Marin Lë Pen, politikania kryesore e ekstremit të djathtë.

Nga një këndvështrim historik, ky incident shërbeu si një kujtesë e traditës së pasur të ndërhyrjeve ushtarake në politikën franceze. Gjithçka filloi me grushtin e shtetit të Napoleonit në vitin 1799. Vazhdoi me grushtin e shtetit të nipit të tij Napoleonit III në vitin 1851, Bulangizmin në vitet 1880, regjimin e Vishisë së Filip Petenit të viteve 1940, dhe revoltat e ushtrisë në vitet 1958 dhe 1961.

Një grusht shteti ushtarak është një ide e çuditshme në Francën moderne. Por midis segmenteve të popullsisë impulsi për të gjetur një shpëtimtar të tillë, të aftë të kapërcejë përçarjet aktuale të Francës dhe për të gjallëruar frymën kombëtare, ka vazhduar që nga koha e Napoleonit.

Këtë impuls e mishëronte Sharl De Gol. Po kështu bëri edhe presidenti aktual Emanuel Makron kur mundi partitë politike tradicionale të Francës në vitin 2017, dhe u bë kreu më i ri i shtetit që nga koha e Napoleonit. Lë Pen, që do të sfidojë Makronin për presidencën vitin e ardhshëm, luan të njëjtin rol për ekstremistët e së djathtës.

Por ashtu si Napoleoni që rrallë ishte një figurë përbashkuese gjatë jetës, trashëgimia e tij i ndan francezët edhe sot. Sondazhet e vlerësojnë atë vazhdimisht si një nga dy ose tre figurat më të mëdha historike të Francës. Por Zhak Shiraku, që e urrente, shmangu kremtimet për 200-vjetorin e fitores së Austerlicit në vitin 2005.

Aleksis Korbier, një politikan i majtë, thotë se Franca nuk duhet qëtakremtojë200-vjetorin e vdekjes së tij, pasi “nuk i takon republikës të përkujtojë dhe vlerësojë varrmihësin e saj”. Debatet mbi Napoleonin shërbejnë si simbole të luftërave të kulturës që kanë kapluar Francën.

Elisabet Moreno, Ministre e Barazisë Gjinore dhe Diversitetit në qeverinë e Makron, e cilësoi Napoleonin “një nga mizogjinët më të mëdhenj që ka parë historia”. Moreno kishte ndoshta në mendje Kodin Civil të Napoleonit të vitit 1804, që specifikonte se gratë ishin të detyruara t’u bindeshin burrave.

Kohët e fundit, aktivistët për drejtësi racore janë kapur pas dekretit të Napoleonit të vitit 1802, që synonte ri-futjen e skllavërisë në kolonitë e Francës pas heqjes së pjesshme të saj 8vjet më parë. Adhuruesit e Napoleonit, preferojnë të shohin tek ai reformatorin administrativ që krijoi bankën qendrore kombëtare, sistemin shkollor të liceve,dhe prefektët që mbikëqyrin departamentet në të cilat ndahej vendi.

Në këtë kuptim, Napoleoni hodhi themelet e shtetit të centralizuar dhe teknokratik që e karakterizon Francën edhe sot. Nga ana e tyre, kritikët e vënë theksin tek ana e errët e sundimit Napoleonian. Kjo përfshin represionin policor, manipulimin e popullit dhe luftërat e pafundme pushtuese, që në vitin 1815e lanë Francës më të vogël sesa ishte para se ai të ngjitej në pushtet.

Në pjesë të Evropës kontinentale, Afrikës dhe Amerikës Latine, Napoleoni ka shërbyer si një frymëzim për lëvizjet nacionalçlirimtare. Por në Rusi dhe Spanjë, ai mbahet mend si një pushtues, ndërsa për britanikët ai përfaqëson rrezikun e një tirani që kontrollon Evropën. Dyqind vjet më vonë, legjenda e Napoleonit është e gjallë, e fortë dhe e kontestuar. 

legjenda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.