Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lehtësimi i masave kufizuese kthen shijen e vërtetë të birrës çeke

23:40 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
birra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria çeke lejoi rihapjen e birrarive këtë të hënë, si një ndër lehtësimet e masave të marra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. 

Autoritetet gjithashtu lejuan rihapjen e disa shkollave, parukerive, qendrave tregtare, kinemave dhe një pjesë të bizneseve së bashku me muzetë dhe galeritë.

Për çekët, të cilët konsiderohen si konsumuesit më të mëdhenj të birrës për frymë, rihapja e restoranteve dhe birrarive ishte një ndër pikat më të mira të planit të qeverisë për rihapjen graduale të ekonomisë.  

Ivan Verner, një pensionist në Çeki, tha se “birra shijon më shumë ulur se sa në një gotë plasike të marrë me vete”, ndërsa kthente gotën e tij në një bar në qendër të Pragës.

Gjatë paraditës, gysmat e tavolinave ishin të mbushura me pijedashëshit e birrës, ndërsa gjysmat e tjera qëndronin të mbyllura për shkak të kufizimeve. 

Ndërkaq autoritetet lehtësuan edhe disa kufizime të udhëtimeve, duke lejuar qytetarët jashtë BE-së të vizitojnë vendin nëse rezultojnë negativ ndaj COVID-19 dhe nëse punojnë në sektorë të veçantë si sektori i shëndetësisë. 

Një ndër lehtësimet e tjera të kësaj faze ishte edhe rikthimi i trenave dhe urbanëve në rrugë ndërkombëtare, ndërsa “Czech Airlines” njoftoi se do të riniste disa fluturime drejt Amsterdamit, Frankfurtit, Parisit dhe Stokholmit më 18 maj. 

Deri më tani Republika Çeke ka raportuar 8,123 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 280 vdekje, një shifër shumë më e vogël se vendet fqinje të Europës perëndimorë. 

çekë kufizuese lehtesimi masave Shijen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.