Videoja që po shikoni tregon situatën e rëndë në Mamurras, vend që është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Një qytetar bërtet në sfond dhe u kërkon të gjithë të tjerëve që të largohen nga ai vend me flakë.
“Ikni nga flakët, ikni nga flakët, lërë more makinën, ç’e do makinën. Dyshohet se kanë ngelur njerëz mes flakëve,”- dëgjohet të thotë ai.
Pamjet janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa zyrtarisht nuk është bërë me dije për persona të bllokuar mes flakëve.
Situata nga zjarret në vend vazhdon të mbetet problematike, nga veriu në jug. Në Mamurras vatra e zjarrit u aktivizua mesditën e sotme, nga ku u publikuan pamjet ku shihej se tymi kishte mbuluar zonën.
