Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në qytetin e Korçës.
Raportohet se lëkundjet u shënuan në orën 19:29 me orën lokale në zonën e Ziçishtit, 10 kilometra në jug-perëndim të Bilishtit dhe 15 km në jug-lindje të Korçës.
Mësohet se tërmeti është me magnitudë 2.7 ballë dhe thellësia 17 km.