Një tërmet me magnitudë 4.05 të shkallës rihter është ndjerë ditën e sotme në Libonik të Korçës. Dosja.al mëson se goditja është shënuar pasditen e sotme, në orën 17:35, dhe bazuar në të dhënat zyrtare ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra mësohet të ketë qenë pikërisht në fshatin Libonik, ndërkohë që fatmirësht nuk është raportuar për dëme në njerëz apo materiale.
