Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Nea Styra të Greqisë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia ishte 5 km, ndërsa vendndodhja 8 km në juglindje të fshatit Zarakes në Evia Jugore.
Në të njëjtën zonë, u regjistruan më herët lëkundje të përmasave më të vogla, me magnitudë 1.9 dhe 1.5 të shkallës Rihter.
