Gjithë ata persona që vuajnë nga kolla ose bronkiti mund ta gjejnë zgjidhjen te lëkura e mandarinës për t’u kuruar në mënyrë natyrale. Duke qenë e pasur me vitamina dhe antioksidues, vetitë e këtyre lëkurave janë të garantuara, shkruan “Zëri.info”.
Mjafton të përzieni në një tas me ujë të nxehtë disa copa lëkure mandarine dhe lërini të veprojnë për një orë. Lëngun e përftuar e pini tri herë në ditë dhe do të shikoni se do të lehtësoheni nga kolla dhe çdo problem në rrugët e frymëmarrjes.
Po ashtu lëkurat e mandarinave janë të pasura me fibra dhe për pasojë arrijnë të rregullojnë problemet e tretjes. Ato arrijnë që të vënë në lëvizje aparatin tretës, duke parandaluar kapsllëkun dhe duke garantuar një funksionim normal.