Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të paralajmërojë këto 4 sëmundje

20:04 / January 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër problemet shëndetësore që lëkura e thatë mund t’ju paralajmërojë:

1.Diabeti:  Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, trupi humbet lëngje në një normë të lartë, duke çuar në dehidratim të lëkurës. Njerëzit që vuajnë nga diabeti as nuk mund të djersijnë normalisht, prandaj kanë edhe lëkurë të thatë. Nëse bëhet shumë keq, lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të bëhet e ndjeshme ndaj bakterit që ushqen glukozën, duke çuar në infeksione të rrezikshme.

2.Hipotiroidizmi: Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organet. Në rastet kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta (hipotiroidizmi), gjithçka fillon të ngadalësohet dhe kjo mund të jetë arsyeja përse mund të ndiheni më të lodhur, më të stresuar, harroni shpejtë, keni më shumë ftohtë dhe vuani shpesh nga kapsllëku. Duke qenë se hormonet e tiroideve kanë receptorë në lëkurë që luajnë rol në zëvendësimin e qelizave të vdekura, mund të jetë edhe kjo arsyeja përse lëkura bëhet e thatë, e acaruar dhe me luspa. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni një sërë testesh për të përcaktuar nëse vuani nga ky problem shëndetësor.

3.Sëmundje të veshkave: Më shumë se 26 milionë të rritur vuajnë nga sëmundje të veshkave dhe shumica nuk janë në dijeni për to, pasi në shumë raste simptoma si lodhja, probleme me përqendrimin ose gjumin, nevoja e shpeshtë për të urinuar u atribuohen gjendjeve të tjera shëndetësore. Lëkura e thatë dhe e acaruar – që shfaqet kur veshkat nuk mund të mbajnë siç duhet nën kontroll mineralet dhe lëndët ushqyese në trup – është gjithashtu një shenjë tjetër e sëmundjeve të veshkave. Zakonisht njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave janë të predispozuar që t’i injorojnë këto simptoma deri sa gjendja të fillojë të përkeqësohet. Mënyra e vetme për t’i siguruar nëse keni sëmundje të veshkave është të bëni një test. Nëse jeni të rrezikuar për shkak të tensionit të lartë të gjakut, diabetit, një histori familjare të problemeve me veshkat ose jeni mbi 60 vjeç, është shumë rëndësishme që të bëni kontrolle të përvitshme.

4.Kancer të lëkurës: Nëse keni një njollë të kuqe në lëkurë, që është e thatë, e acaruar dhe rrjedh gjak nëse shtypet ose gërvishtet, mund të jetë karcinoma me qeliza skuamoze. Forma e dytë më e zakonshme e kancerit të lëkurës mund të duket gjithashtu si një plagë e hapur me vija të dukshme përreth.

lekura e thate probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.