Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që ta votojnë atë dhe PS-në në mënyrë që sipas tij të mbështesin skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Teksa ka publikuar në Facebook një foto në formën e dorës, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës.
”Voto 5. Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe t’i skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës”, shkruan Rama.
Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë kryesocialisti ka nënvizuar rëndësinë për zgjedhjet e 11 majit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.