Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Leskaj zbulon tre kandidatët e primareve për Bashkinë e Vlorës

15:38 / November 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia blu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj prezantoi këtë të shtunë tre kandidatët që do të garojnë në primaret e PD-së për Bashkinë e Vlorës.

Emrat nga radhët e kampit blu që synojnë Bashkinë e Vlorës janë Alta Azizi Haluci, Nada Daullja dhe Hysni Sharra.

Gjatë fjalës së tij, procesin e Primareve, Leskaj e cilësoi si një mekanizëm të jashtëzakonshëm të demokratizimit të brendshëm.

“Sot, në 26 nëntor 2022 së bashku me deputetin Fatjon Veizaj, kryetarin e PD Dega Vlorë Atird Hoxha, sekretarin e PD Vlorë Klodian Xhyheri dhe drejtues të PD Dega Vlorë,  mora pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD për Primaret për zgjedhjet vendore të vitit 2023, znj. Alta Azizi Haluci, znj Nada Daullja dhe z. Hysni Sharra.

Takimi u zhvillua në sallën e Pallatit të Kulturës ‘Labëria’, në prani të një numri të madh anëtarësh të Partisë Demokratike, themeluesish, simpatizantësh dhe qytetarësh të paangazhuar, të rinjsh e të rejash.

Në 32 vite liri e demokraci, është hera e parë që një parti politike aplikohet procesi i Primareve, si një mekanizëm i jashtëzakonshëm i demokratizimit të brendshëm dhe model i mënyrës se si demokracitë bëhen të shëndetshme për shoqërinë e kombin.

Tre kandidatët paraqitën platformën e tyre qytetare e politike, vizionin dhe synimet për kthimin e Vlorës në një bashki, e cila duhet të drejtohet nga demokratët, për qytetarët vlonjatë.

Platformat e tyre, kanë në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë!

Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve! Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë! Platformat e tyre bashkoheshin në faktin që sot është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Vlora sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.

Pas prezantimit të kandidatëve qytetarë të pranishëm morën fjalën dhe u drejtuan pyetje, vlerësime e sugjerime kandidatëve të PD në Primare”, shkruan Leskaj.

bashkia vlore PD primare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.