Në tre faqet e dokumenteve të letërporosive, shkruhet se numri një i opozitës të merret për ridëgjim, edhe me detyrim nëse krijohet nevoja në rast kundërshtimi.
Zbardhet letërporosia nga Belgjika, ku shkruhet se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të procedohet penalisht ose ridëgjohet për çështjen e “Toyota Yaris”. Në tre faqet e dokumenteve të letërporosive, shkruhet se numri një i opozitës duhet që të procedohet penalisht, ose të rimerret në pyetje si dëshimitar, madje dhe me detyrim nëse krijohet nevoja në rast kundërshtimi.
“Të procedohet ose të bëhet ridëgjimi i hollësishëm në cilësinë e dëshmitarit të Lulzim Bashës edhe me detyrim nëse është nevoja,”-thuhet në dokumentin e siguruar nga media.
ZBARDHJA E DOKUMENTEVE:
Nga Prokuroria e Përgjithshme, në datë 21.04.2021 është përcjellë kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike e Gjyqtarit hetues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Bruksel, Belgjikë në kuadër të hetimeve ndaj shtetasve shqiptarë Alfres Vladi, Elivs Vladi, Eduart Cani, alias Edi Lika, Klevi Cani etj. për kryerjen e veprave penale të dokumenteve të falsifikaura. Ministria e Drejtësisë i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letër-porosisë së Autoriteteve belge të Drejtësisë në lidhje me procedimin penal në ngarkim të shtetasve: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe Remzije, lindur më 12.06.1974 në Tiranë dhe banues në Tiranë, i martuar dhe me nënshtetësi dhe etni shqiptare.
Lulzim Basha, në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para Parlamentit shqiptar, ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar ministrin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhme me krimin e organizuar. Basha është dëgjuar edhe si dëshmitar në Tiranë, në datën 25 korrik 2019 në kuadrin e ekzekutimit të letërporosisë tonë të ndihmës së ndërsjellë të 30 prillit 2019 në praninë e dy anëtarëve të Prokourorisë së Krimeve të Rënda. Ai i ka përsëritur aty fjalët e thëna në Parlament por ka refuzuar të japë shpjegime në detare (ndër të tjera të identifikojë burimet)