Barcelona ka triumfuar përballë Osasunës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Levandovski dhe Lamin Jamal në pjesën e dytë ishin ata që vendosën fatin e këtij takimi, me Osasunën që provoi deri në fund të luftonte, por pa arritur të bënte surprizën e mbrëmjes, teksa ishin katalanasit ata që dominuan takimin.
Kështu Barcelona shkon në finalen e Superkupës së Spanjës, aty ku do të ketë një “Klasike” me Realin e Madridit, me këtë të fundit që mundi Atletikon në gjysmëfinalen tjetër.