”Lëvizja Shqipëria Bëhet”, pretendon se mësuesit që kandidojnë për deputet nën siglën e saj, po shantazhohen nga drejtorët e shkollave ku punojnë dhe Zyrat Vendore Arsimore përkatese. Nënkryetarja, avokate Dorina Prethi, deklaron se mësuesit që kandidojnë për deputet në listat e partisë së saj, janë kërcënuar me pezullim nga detyra.
“Fletë-rrufe nga partia në pushtet për të gjithë mësuesit që kandidojnë me Lëvizjen Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare 2025. Sipas Kushtetutës tonë, të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Edhe mësuesit.
Por ditët e fundit, bazuar në një rregullore të Ministrisë së Arsimit faktikisht të gjithë mesuesit tanë ndihen të frikësuar, të kërcënuar dhe të shantazhuar sepse janë thirrur në zyrat e drejtorave të shkollës ose iu është dërguar një email, pa shkresë zyrtare, pa kokë, pa firmëm sipas të cilës u kërkohet që ata të pezullohen nga puna si mësues dhe kjo do të ketë edhe pasoja financiare.
Por dua të inkurajoj të gjithë mësuesit që të mos heqin dorë nga detyra e tyre sepse një rregullore e thjeshtë nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligjet tona kanë një hirearki dhe hirearkia duhet respektuar”,-shprehet Prethi.