Gazeta “Tuttosport” në Itali, raporton për zhvillime të bujshme sa i përket një transferimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Napoli, dhe kalimit të Victor Osimhen te Manchester United.
Një lëvizje që mund të lërë të kënaqur të dyja skuadrat. Kalimi i nigerianit te United mund të shoqërohet me një përfitim që mund të shkojë në 100 milionë euro.
De Laurentiis ndërkohë me këto para nuk do të ndalej këtu, pasi do të tentonte dhe afrimin e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar është në listën e dëshirave të skuadrës italiane gjatë kësaj vere, ndërkohë që tek Chelsea nuk është se ka pasur shumë hapësira.