Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në administratën publike. referuar vendimit, numri i punonjësve të institucioneve të tjera qeveritare, për vitin 2019, shtohet me 5 (pesë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtyre institucioneve në 1 119 (një mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë) punonjës.
Ndryshimi i numrit të punonjësve të institucioneve të tjera qeveritare është, përkatësisht,:
-Qendra e Botimeve për Diasporën shtohet me 2 (dy) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 15 (pesëmbëdhjetë) punonjës;
-Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit reduktohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të Agjencisë në 41 (dyzet e një) punonjës;
-6 punonjës për Sekretariatin Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Numri i punonjësve të Kryeministrisë reduktohet me 6 (gjashtë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 150 punonjës.
-Numri i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave shtohet me 6 (gjashtë) punonjës, për vitin 2019, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në 5 809 (pesë mijë e tetëqind e nëntë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë reduktohet me 14 (katërmbëdhjetë) punonjës, të cilët nuk janë punonjës organikë, por i përkasin mjekëve specializantë, që përfundojnë kontratat e specializimit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Numri total i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë bëhet 5 629 (pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e nëntë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Institutit të Shëndetit Publik reduktohet me 2 (dy) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 4 257 (katër mijë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2019, shtohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 929 (nëntëqind e njëzet e nëntë) punonjës.
-Numri i papërdorur prej 8 (tetë) punonjësish kalon në shtimin e numrit rezervë të punonjësve të institucioneve qendrore, duke e çuar këtë numër në 24 (njëzet e katër) punonjës.
Vendimi përcakton se në programin “Shërbime të tjera”, për Sekretariatin Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar, shtohet fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh për shpenzime personeli dhe shpenzime operative, për vitin 2019.
Në institucionin e Kryeministrisë, në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi” reduktohet fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për vitin 2019.