Zgjedhjet e 25 Prillit po mbajnë të tensionuar situatën poliitike, sidomos kur këtë vit, kushtet e vështirësojnë akoma më shumë terrenin politik për shkak të pandemisë Covid-19.
Mirëpo asnjë nga kampet politike nuk e ka ndalur ritmin për zhvillimin e aktiviteteve politike që në fakt nuk ndryshojnë në model nga fushatat e mirëfillta elektorale, vetëm se këtë radhë lufta është zhvendosur në platformat online.
Kryeministri Rama ka bërë ndryshime surprizuese në qeveri duke emëruar, riemëruar apo rikthyer në pozicione kyçe në kabinet plot 6 ministra…vetëm me një twitt.
Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Bledi Çuçi, Milva Ekonomi, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.
Xhaçka dhe Peleshi ishin dy lëvizjet e fundit të Kryeministrit Rama. Pasi Gent Cakaj dha dorëheqjen si ministër në detyrë i MEPJ, në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka.
Në ministrinë e Mbrojtjes, në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi.
Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i ekzekutivit përmes një postimi në rrjetin social twitter menjëherë pas konferencës së fundivitit.
Kujtojmë që më herët ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Brendshme dhe të Ekonomisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, pas protestave për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, në krye të ministrisë së Brendshme erdhi Bledi Çuçi, teksa te Ministria e Bujqësisë u emërua Milva Ekonomi.
Pak kohë më parë u largua nga kabineti qeveritar edhe Besa Shahini, duke ia lënë stafetën Evis Kushit.
Por a kanë prapavijë elektorale emërimet e reja të kyeministrit Rama?
Siç duket edhe nga emërimet e fundit, Rama ka rritur ndjeshëm përfaqësimin e deputetëve apo të deleguarve politik të qarqeve në postet ministrore.
Kryeson Tirana, 6 ministra të deleguar mbajnë poste ministrore!
Arben Ahmetaj-Ministër i Shtetit për Rindërtimin, i deleguar politik në Kavajë në zgjedhjet e kaluara, sipas informacioneve ende jo zyrtare këtë vit Ahmetaj do të garojë në Njësinë 4 në kryeqytet.
Ogerta Manastirliu- Ministre e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,drejtuese e një prej institucioneve më të rëndësishme në qeveri e veçanërisht në këtë periudhe pandemie, do të garojë në Njësinë 9 të kryeqytetit.
Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë do të vazhdojë betejën elektorale në Njësinë 7,
ndërsa Pandeli Majko-Ministër për Diasporën mbetet i pandryshuar nga bastioni i socialistëve, “Njësia 5”.
Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës, do të drejtojë dy nga bastionet më të vështira të zgjedhjeve, Kamzën dhe Vorën.
Në Vorë, krah Spiropalit do të jetë deputeti Fidel Ylli, një nga zërat më të fortë të socialistëve. Në zgjedhjet e 2017-ës ai kandidonte në Manzë të Durrësit, një zonë kryesisht e djathtë e cila i dha fiotren të majtës nën drejtimin e Yllit.
Ndërsa deputeti i Vorës Sadi Vorpsi i është bashkuar ekipit socialist të Farkës.
Belinda Ballluku- Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Balluku, ndryshe nga ministrat e tjerë, brenda një kohe fare të shkurtër ka lëvizur brenda disa zonave të kryeqytetit. Në fillim Balluku nisi organizimin e strukturave të socialistëve në Vorë, por i pashpjegueshëm mbetet fakti pse ky proces i nisur nga Ballaku nuk shkoi si duhej, ndërkohe ministrja u zhvendos drejt “Njësisë 6” në kryeqytet. Procesi i organizmit të strukturave të PS në Vorë u përmbyllën me emërimin e Spiropalit si Drejtuese e Qarkut nga kryeministri Rama.
Pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Fieri, janë gjithashtu 3 qarqe me peshë të madhe në zgjedhje.
Por kryesocialisti ka menduar me detaj për çdo Qark duke rritur forcën përfaqësuese të të deleguarve në zonat elektorale përmes ‘shpërblimit’ me një vend në kabinetin qeveritar.
Edhe Durrësi tanimë ka ‘zërin’ e vetë në qeveri. Pas emërimti të Çuçit në krye të Punëve të Brendshme, postin e ministres së Bujqësisë e mban Milva Ekonomi, deputete e Durrësit dhe ish-ministre e Ekonomisë.
Fieri mbetet i patrazuar dhe i përfaqësuar nga dy socialistët e vjetër: zv.kryeministrin Erion Braçe dhe Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Elbasan- Evish Kushi, ministre e Arisimit e Sportit dhe Rinisë.
Dibër– Olta Xhaçka, ministre e Jashtme
Berat – Blendi Klosi – ministër i Turizmit.
Gjirokastër– Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm
Pogradec -Eduard Shalsi, ministër i Shtetit për Sipërmarrjen.
Korçë- Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes.
Nuk dihet ende nëse këto janë lëvizjet e fundit në qeveri nga kryeministri Rama, ndërsa paralelisht me ministrat ka pasur lëvizje të rëndësishme edhe në disa drejtori kyçe.
Për të mësuar më shumë, do duhet të presim sezonin politik 2021.
Tirananews.al