Tiranë- Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Vorë
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte me armë zjarri. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit.
Nga operacioni është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.