Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lexoni për 5 ushqimet tipike spanjolle që duhet t’i provoni patjetër

12:46 / September 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ispania fagito churros 1 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E keni pyetur ndonjëherë veten se në cilin shtet mund të gjendet ushqimi më i shijshëm, të cilin të gjithë do donim ta provonim qoftë dhe një herë?

Spanja është shteti ideal, me një kuzhinë të shijshme mesdhetare, me pjata të njohura në të gjithë botën. Kuzhina e saj ndryshon nga rajoni në rajon, por me siguri nuk do të zhgënjeheni nga ajo që provoni.

Ushqimet që duhet t’i provoni patjetër kur të vizitoni Spanjën ose në një restorant me kuzhinë spanjolle:

Paella

paella

Paella është pjata karakteristike spanjolle që askush nuk do të mund të refuzonte për shkak të aromës së detit, prej shijeve të tjera që vijnë nga shafrani e perimet, paella merr një shije të pa krahasueshme. Ka origjinë arabe, por gjendet në të gjithë Spanjën.

Tortilla española, ose thënë ndryshe, omëletë spanjolle

Spanish tortilla

Nuk ka dyshim për këtë, espanola tortilla ose omeleta spanjolle është pjatë më e zakonshme në Spanjë. Në një vend të mbushur me ushqim rajonal, disa mund ta quajnë atë gjellë kombëtare. Në Spanjë, zakonisht quhet tortilla de patata ose omeletë e patates.

Gazpacho ose salmorejo

salmorejo XL

Gazpacho është një supë djegëse e përbërë nga domatja, është prezente në hapësirat ​​e supermarketeve dhe në menutë e restauranteve nëpër botë. Zakonisht konsumohet si një meze, është bërë nga përzierja e një grumbulli të tërë me domate të freskëta, speca jeshile, kastraveca, hudhra, qepë, uthull dhe melmesa .

Është ushqimi perfekt spanjoll për verën, si dhe pjatë e ulët me kalori dhe e shëndetshme padiskutim. Salmorejo është një version i ngjashëm Andalucian që kombinon bukën , domaten, hudhren dhe uthullen, shërbehet e ftohtë dhe nganjëherë ndryshonte nga vendi në vend ku ndonjhere pergaditet me pak proshute ose feta vezesh në krye.

Croquettes

spanish ham croquettes recipe croquetas

Ju mund të gjeni në Spanjë një pjatë të croquetas në pothuajse çdo restorant apo bar, duke treguar recetën e krijimit, nganjëherë edhe sekret, duke kombinuar përbërës të tillë si jamon (përshutë ) ose bacalao (peshk i Atlantikut ) me salcë beshamel, e cila është e mbeshtjellur me thermija buke dhe e skuqur .

Churro

Churro (çurro, në shumës çurros) është një brum i ëmbël i skuqur. Brumi është i ngjashëm me brumin e profiterolëve. Churros janë tradicional në Spanjë dhe Portugali, nga ku dhe kanë origjinën.

ispania fagito churros 1 1


spanjolle ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media spanjolle rekomandon Rivierën Shqiptare si destinacionin kryesor për vitin 2026

08:47 / February 4, 2026

Tavolina e Vitit te Ri, këto janë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë

09:53 / December 31, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm Vitaminë D, ushqimet ku gjendet

20:32 / October 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.