Lezha është një nga bashkitë që duket se ka bërë një punë shumë të mirë në luftën kundër “COVID-19”. Kjo falë edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Rreth një muaj më parë në Lezhë u identifikuan 14 raste të reja, që tashme janë të gjithë të shëruar. Në një intervistë për Tirananews.al, kryetari i kësaj bashkie tregon se edhe pse nuk ka asnjë rast, në të gjithë bashkinë është duke u punuar seriozisht për dezinfektimin. Ndërkohë që po bëhet edhe shumë punë për t’u ardhur në ndihmë famijeve në nevojë dhe të modhuarve.
Intervista/
Si është aktualisht situata lidhur me COVID-19 në bashkinë që ju drejtoni?
Situata është e normalizuar, ne nuk kemi të prekur. Kemi pasur 14 raste, por prej tre javësh këta persona janë mirë dhe janë shëruar dhe nuk kemi pasur më asnjë rast të ri.
Cilat jana masat që ka marrë bashkia për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët hyjnë në grupet e përcaktuara që kanë nevojë për asistim?
Ne kemi marrë të gjitha masat. Pjesës së moshuar që merr pension dhe janë në kushte të pandryesheshme ekonomike edhe para pandemisë, i është vënë në dispozicion shërbim vullnetar. Dikush nga 120 vullnetarët të rregjistruar shkon dhe t’ju marrë porositë për të blerë, ilaçe, ushqime. Janë edhe një grup familjesh të tjera që bëhen 1500 dhe janë të miratuara me vendim këshilli dhe me vendim të komisionit qëndror të asistencës që kanë mbi pesë pjestarë famije dhe janë në vështirësi ekomoike, qëmarrin pako ushqimore njëherë në dy javë. Deri tani pakot ushimore janë përballuar nga donacionet e biznesit edhe shoqatave të ndryshme.
Vetë bashkia po ashtu ka luajtur rolin e donatorit duke bërë 150 pako me lekët e saj. Çdo punonjës ka kontribuar sipas dëshirës, unë pesonalisht kam lënë një rrogë.
Tani kemi filluar të blejmë sepse s’mund ta mbajmë gjithë peshën me donacione.
Sa familje janë asistuar konkretisht gjatë kësaj periudhe ?
Gjatë kësaj periudhe janë mbi 3 mijë familje dhe janë 5600 pako që kanë shkuar dhe po shkojnë për herë të dytë në këto familje.
Ka edhe famlje që nuk janë në lisë proritare, por janë në listë të dytë që janë asistuar edhe drejtpërdrejtë nga donatorët. Por edhe ne kemi bërë evidentimet tona.
A ka pasur në bashkinë tuaj probleme me perosnat që nuk po punojnë si pasojë e mbylljes së bizneseve pas vendimeve të marra nga qeveria?
Po ka pasur probleme, ku kanë qenë familje me shumë anëtarë, ne kemi ndërhyrë, sidomos aty ku kanë punuar në të zezë. Ndërsa të tjerët që janë deklaruar në tatime dhe kanë paguar sigurime shoqërore kanë peocedurë tjetër të lidhur me qeverinë.
Si janë identifikuar këta persona që kanë punuar në të zezë dhe si ndihmuat?
Shumica janë deklaruar dhe janë evidentuar nga administratorët. Ne i kemi dhënë pako ushqimore.
Cilat janë masat që ju po vazhdoni të merrni edhe pse nuk kemi raste me të prekur, prej tre javësh?
Ne si bashki kemi alokuar një fond prej 800 milion lekësh të vjetra për emergjencat dhe kemi blerë pako ushqimore. Kemi bërë disa ture dezinfenktimi, disa i kemi pasur dhuratë nga biznesi, disa po i bëjmë vetë.
Kemi dezifektuar të gjithë pallatet e Lezhës, pallat për pallat, shkallë për shkallë, sigurisht që nxisim banorët të respektojnë rregullat e sugjeruara nga Ministria e Shëndetësisë, si respektimi i fashave -orare, distancimi social dhe përdorja e maskave dhe dorezave.
Është ndonjë nga familjet që u prek nga pandemia që të jetë goditur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit, ose në banesa të dëmtuara që priten të rikostruktohen?
Familjet që kanë pasur nevojë janë trajtuar. Ndërkohë jemi në momentet e fundit të vendimarrjes së çfarë do bëhet me pallatet dhe shtëpitë private. Ne keni ndarë 333 bonuse qeraje për 333 famije. Në çadra mund të ketë një numër të papërfillshëm banorësh, pasi thuajse të gjithë janë akomoduar në shtëpi me qira./Tirananws.al