Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lezhë/ Prangosen 7 drejtues makinash, ngisnin automjetin në gjendje të dehur, hiqen 91 patenta

16:54 / May 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë drejtues makinash janë arrestuar gjatë javës që lamë pas dhe 14 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia rrugore në Lezhë, pasi janë kapur duke drejtuar mejtin në gjendje të dehur ose pa patentë.

Po ashtu, gjatë kontrollit në rrugë janë hequr 91 leje drejtimi, janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Lezhës rrit prezencën në rrugë duke ushtruar kontrolle me dronë, radar dhe drager, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet me dronë janë përqendruar në akset rrugore Lezhë-Milot-Thumanë, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Shëngjin dhe Lezhë-Rrëshen, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilat janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën.

Gjithashtu, po në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore janë intensifikuar kontrollet me radar dhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë dhe drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 91 leje drejtimi, janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.

Policia Rrugore e qarkut Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Lezhë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.