Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Libani ndalon filmin “Barbie” për “promovimin e homoseksualitetit” 

21:17 / August 9, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Barbie 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri libanez i Kulturës ndaloi sot shfaqjen e filmit “Barbie” në kinematë në vend, duke gjykuar se ai promovon homoseksualitetin dhe transformimin seksual dhe është kundër vlerave fetare, raporton Reuters.

Ministri Mohamed Mortada mbështetet nga grupi i fuqishëm i armatosur shiit Hezbollah, kreu i të cilit Sayed Hassan Nasrallah ka rritur retorikën e tij kundër komunitetit LGBT, duke pretenduar se kjo përbën një rrezik të afërt për Libanin.

Ai i kërkoi Ministrisë së Brendshme libaneze të marrë masat e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e filmit.

Ministri i Brendshëm Basam Mavlavi nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, tha agjencia.

Libani ishte vendi i parë arab që mbajti javën e krenarisë së homoseksualëve në vitin 2017 dhe konsiderohet një strehë e sigurt për komunitetin LGBT në Lindjen e Mesme konservatore. Megjithatë, çështja kohët e fundit është vënë në fokus, duke shkaktuar tensione, raportoi Reuters.

Vitin e kaluar, Mavlavi mori një vendim për të ndaluar ngjarjet “që nxisin perversionin seksual” në Liban, të cilat besohet se i referohen tubimeve miqësore ndaj LGBT.

bARBIE LGBT Libani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.