Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Libri i Nënprefektit/ “Fisnikët e Matit”

21:06 / November 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111111111111111111111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nënprefekti i Matit Hasan Pasha botoi këto ditë librin “Fisnikët e Matit”, i cili u kushtohet disa prej figurave të njohura të kësaj krahine. Gazetarë, diplomatë, doktorë shkencash, agronomë, mjekë, stomatologë, poetë, shkrimtarë, këngëtarë, instrumentistë, inxhinierë, pushtetar lokal, ekonomistë, etj, janë portretizuar nga autori me profesionalizëm.

“Gazetari i njohur i medias së shkruar dhe vizive, Hasan Pasha, autor i shumë shkrimeve nëpër gazeta e portale, si dhe i vëllimit publicistik “Të pathënat e tridhjetë viteve”, për botim të ri zgjodhi monografinë “Fisnikët e Matit”, kushtuar njerëzve që kanë kontribuar me mendje, zemër dhe krah për vendlindjen, atyre që ai i ka njohur vetë, specialistë të fushave të ndryshme, “intelektualët e shekullit të ri”, burra e gra që kanë dhënë më shumë se sa kanë marrë nga Mati”, shprehet kryetari i Klubit Letrat “Penda Budi” Mat, Hamdi Hysuka, në parathënien e librit.

Përzgjedhja dhe renditja e personazheve që përfshihen nëpër faqet e kësaj monografie është bërë sipas kritereve të moshës e profesioneve. Ata vijnë nga gjithë territori gjeografik i Matit dhe përtej tij: nga Shëlliu, Macukulli, Derjani, Lami i Madh, Rremulli, Mirdita, Laç-Bruçi, Burreli, Zenishti, Lisi, Batrra, Kurdaria, Klosi, Karica, Bazi, Urxalla, Xibri, Gurra, Komsia… nga Martaneshi, Bulqiza, Belshi i Elbasanit, Erseka e Kolonjës, Gjirokastra, Vlora… Numri 78 i këtyre personaliteteve nuk është fundor. Ka dhe të tjerë, për të cilët mund të shkruhet në vazhdim nga autori, apo autorë të tjerë, pa u bazuar në bindje politike, as paragjykime. E shkruar nga pena e gazetarit Hasan Pasha, nëpërmjet njohjeve vetjake dhe dokumentave, monografia “Fisnikët e Matit”, është vepër e veçantë për komunitetin matjan, dhe i shërben lexuesit të interesuar. Karakteristikë e botimit është publicistika e autorit, e cila për kulturën, traditat, historinë dhe personalitetet e Matit sjell vlera njerëzish.

Veçori e personaliteteve në fjalë është ideali dhe përkushtimi i tyre me devotshmëri aty ku kanë jetuar e punuar. Disa nga ata, për punë të palodhur, janë vlerësuar me tituj nderi. Stadi i sotëm i zhvillimit ka e do të nevojë për personalitete si Ymer Minxhozi, Qamil Xhika, Rexhep Klosi, Agim Cevani, Dilaver Kurti, Ymer Neli, Feride Kurti, Tahir Tahiraj, Ramiz Fiçorri, Sefer Duka, Sali Kurti, Nedin Hoxha, Sabri Aliaj… disa prej të cilëve kanë ndërruar jetë, të tjerët gëzojnë moshën e tretë dhe pjesa tjerër janë në marrëdhënie pune.

Kopertina e Librit Fisniket

fisniket e matit hasan pasha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.