Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga momenti i realizimit të fotos krah liderëve të Ballkanit Perëndimor në darkën jo formale të thirrur nga shefi i diplomacisë në BE Josep Borrell, që po mbahet në Bruksel.
“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, ka shkruar Rama.
Të pranishëm në darkë janë presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili shihet në krah të kryeministrit Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.