Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Liderët e opozitës në burg, Bergner dhe Suard: Pro SPAK-ut

14:23 / November 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 61
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard shprehën mbështetjen për punën e SPAK-ut, ndërsa vlerësuan se procesi i integrimit është i rëndësishëm për transformimin e shoqërisë shqiptare.

Ata ishin të pranishëm në qytetin e Korçës, ku morën pjesë edhe në ceremoninë e përvitshme të “Përkujtimit të Armëpushimit”, të 11 Nëntorit 1918, në fundin e Luftës së parë Botërore, ku u nderuan 640 ushtarë të rënë. I pyetur mbi ndikimin që do të kenë zgjedhjet e ardhshme në proceset integruese të Shqipërisë në BE, ambasadori Bergner u shpreh se mirëpret hapat e fundit që janë marrë nga ana e qeverisë.

“Mendoj që është një tregues i fortë për besimin që do kenë shtetet anëtare të BE-së ndaj Shqipërisë. Një kapitull është hapur dhe priten që të hapen edhe kapituj të tjerë në të ardhmen që do të thotë negociatat e vërteta do të fillojnë dhe ky proces transformimi që Shqipëria po i nënshtrohet, përforcimi i vlerave europiane do të vazhdojë të thellohet. Ne vlerësojmë punën që ekipi shqiptar ka bërë deri tani”, tha ai.

Kurse për arrestimet në nivele të larta të politikës që ka bërë SPAK, ambasadori gjerman u shpreh se “qëndrueshmëria e institucioneve të fuqishme, jo vetëm SPAK, por edhe institucione të tjera ligjzbatuese, është pjesë e transformimit të aksesit në BE”. “Ne e mbështesim dhe e vlerësojmë punën e SPAK në këtë aspekt”, shtoi ai.

Ambasadorja franceze u shpreh se BE mbështet SPAK në punën e rëndësishme që po bën. “Ashtu siç e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm për transformimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha diplomatja franceze.

Ambasadore Burg lidere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.