Angela Merkel heq dorë nga llogaria e saj në Facebook. Kancelarja gjermane, e cila ka planifikuar të largohet nga politika kur ti përfundojë mansati do të mbyllë faqen e saj zyrtare.
Arsyeja, sipas Blooomberg, është se ajo nuk do të drejtojë dhe për shumë kohë partinë e saj.
Në një postim video në Facebook-un e saj, ku shkruan “Faleminderit!”, ajo thotë se “Sot është dita që unë dëshiroj tju falenderoj për mbështetjen e madhe në faqen time në Facebook. Ju e dini që nuk do jem më kryetare e CDU dhe kjo është arsyeja që po mbyll faqen time të Facebook.
Merkel po mbyll një faqe që ka 2.5 milionë pëlqime, shumë më suhmë se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe se shumë politikanë të tjerë gjermanë. Megjithatë ajo nuk do të mungojë në të gijtha rrjete sociale. Ajo tha se publiku mund të marë përditësimet e punës së saj nga faqja në Facebook e qeverisë gjermane. Por për të gjithë fansat e saj, ajo ka ende faqen në Instagram.