Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lidhja e Abdulkadir Kart me Presidentin Erdogan dhe lobimi për tenderin e tunelit të Llogarasë

14:27 / November 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 07 at 14.21.07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesazhet e shkëmbyera midis zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi të cilat janë përfshirë nga SPAK-ut si prova në dosjen e akuzës ndaj numrit dy të qeverisë, kanë nxjerrë në dritë një marrëdhënie që kalon kufijtë e Shqipërisë. Këto mesazhe tregojnë për një komunikim të drejtpërdrejtë që përfshin edhe lobimin e nivelit më të lartë nga pala turke.

Lobimi i liderve apo përfaqësuesve të lartë të shteteve të mëdha për kompani të caktuara është i njohur edhe në vendin tonë. Rasti më i prekshëm është ai i Rrugës së Kombit, e cila ju dha një kompanie amerikane dhe ndërtimi i së cilës kaloi disa herë parashikimet financiare.

Një vend i vogël si Shqipëria ka nevojë të vazhdueshme për mbështetje nga partnerë strategjikë të fuqishëm si SHBA, Turqia apo Italia fqinje dhe lobimi i tyre për pjesëmarrje të kompanive të caktuara në vepra me rëndësi strategjike është pjesë e këtyre marrëdhënieve.

Mesazhet që përmendin Presidentin Erdogan

Në një nga komunikimet e përfshira në dosjen hetimore, sipas burimeve pranë hetimit, përmendet qartësisht interesimi personal i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me kompaninë ASL, pjesëmarrëse në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në një prej mesazheve të ardhura nga pala turke, citohet: “Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë”, duke iu referuar kompanisë ASL, në pronësi të biznesmenit Abdulkadir Kart.

Kush është Abdulkadir Kart

Abdulkadir Kart është një emër i njohur në biznesin dhe politikën turke. Ai ka qenë anëtar i Parlamentit të Turqisë si përfaqësues i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia e Presidentit Erdogan, për zonën e Rize-s, në periudhën 2002–2007.

Media turke e përshkruajnë Kart si “një nga personat më të afërt me Presidentin Erdoğan”. Dyshja kanë qenë fqinj në lagjen Keçiören të Ankarasë, ndërsa marrëdhëniet e tyre janë forcuar edhe më shumë gjatë viteve të fundit.

Kompania që ai zotëron, ASL İnşaat, ka përfituar një sërë projektesh madhore publike në Turqi. Katër prej tyre, me një vlerë të përgjithshme mbi 2.4 miliardë lira turke, i janë dhënë nga Bashkia e Stambollit në kohën kur drejtohej nga partia e Erdoganit, AKP.

Një tjetër fakt domethënës është prania e vetë Presidentit Erdogan si dëshmitar në dasmën e djalit të Kart, Gökhan Kart, në vitin 2017, së bashku me ish-kryeministrin Binali Yıldırım dhe ish-kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, İsmail Kahraman. Kjo ngjarje është cituar shpesh nga mediat turke si një dëshmi e marrëdhënies së ngushtë midis presidentit dhe biznesmenit.

Nga Ankara në Tiranë – lobimi si praktikë ndërkombëtare

Ekspertë të fushës thonë se mesazhet e dërguara nga pala turke drejt zyrës së zv.kryeministres Balluku nuk tregojnë elementë tipikë të një korrupsioni aktiv, por më tepër një praktikë lobimi ekonomik, e cila njihet në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti Erdogan sipas të dhënave të dosjes, ka lobuar personalisht për kompaninë e një biznesmeni që ai e njeh dhe e vlerëson. Praktika të tilla janë të zakonshme në marrëdhëniet diplomatike, ku udhëheqës shtetesh promovojnë interesat ekonomike të kompanive kombëtare në projekte ndërkombëtare.

Erdoğan nuk është i vetmi lider që ka ndërmarrë lobime të tilla për bizneset e vendit të tij. Shembuj të ngjashëm janë evidentuar edhe në politikën amerikane, gjermane apo franceze, ku mbështetja për kompanitë kombëtare shihet si pjesë e politikave ekonomike strategjike.

WhatsApp Image 2025 11 07 at 14.36.42

Abdulkadir Kart Erdogan Tuneli i Llogarasë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.