Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Tiranën. 26-vjeçari Jurgen Kurti, u ekzekutua me breshëri plumbash në hyrje të banesës së tij, në afërsi të sheshit “Wilson”, pranë Postës Nr.8 në Tiranë, nga dy persona.
Ndërkohë, Kurti kishte disa vite i fejuar me një modele nga Durrësi, Enxhi Ekonomi. Shpesh ai publikonte foto dhe dedikime për të fejuarën e tij. Ndërkaq, komentohej shpesh edhe për jetën e luksit. Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh.
Martohet në Amerikë aktorja e njohur shqiptare, i jep fund beqarisë pa lajmëruar
Ngjarja:
26 vjeçari është ekzekutuar me breshëri plumbash në hyrje të banesës së tij, në afërsi të sheshit “Wilson”, pranë Postës Nr.8 në Tiranë, nga dy persona të cilët e kanë ndjekur me motor derisa kanë gjetur momentin perfekt për vepruar.
Paraprakisht dyshohet se ekzekutorët kanë qenë vrasës profesionistë me pagesë pasi janë kujdesur që të mos linin pas asnjë zhurmë.
Familjarët e Jurgen Kurtit kanë mbërritur menjëherë në vendin e krimit, ndërsa britmat e nënës së tij kanë rrëqethur gjithë banorët e zonës.
Sakaq, ekspertët e Policisë së Shtetit dyshojnë se 26-vjeçari i ka pikasur autorët dhe është pëleshur me ta, por kjo ende nuk është verifikuar.
Jurgen Kurti është akuzuar më parë për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja i tij. Gjithashtu Kurti është akuzuar si autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqani ushqimor. Kurti ndodhej aty së bashku me të afërmit e të fejuarës së tij, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi.
26-vjeçari u lirua në të dyja rastet nga gjykata pasi kreu dënime të lehta si arrest në shtëpi.