Në rrjete sociale dhe shtypin rozë, aktori Leonardo DiCaprio përflitet se është në një lidhje me 19-vjeçaren Eden Polani. 48-vjeçari u fotografua me modelen të ulur pranë njëri-tjetrit në një event muzikor dhe kaq mjaftoi që rrjeti të ziente nga thashethemet.
DiCaprio duket se i ka qëndruar besnik edhe kësaj here kriterit “nën 25 vjeç”. Megjithatë romanca e re e tij duket se nuk po “miratohet” nga publiku, që ka shpërthyer në kritika.
“E dashura e Leonardo DiCaprio-s është aq e re, sa iu desh të ndërpresë shkollën e mesme nga COVID-19”, shkroi një përdorues i “Twitter”.
“48-vjeçari Leonardo DiCaprio këmbëngul se çdo gjë është e shkëlqyer mes tij dhe të dashurës së tij 19-vjeçare, duke shtuar se vetmja gjë që është e vështirë është kur duhet të flas me të”, shkroi dikush tjetër.