Me ligj, Franca detyron influencuesit të njoftojnë për efektet që përdorin në përmbajtjet e tyre online, përndryshe përballen me gjoba dhe burg, në varësi të keqinfluencimit, keqinformimit të publikut, që shpeshherë është nën moshë.
Qeveria tha se kërkon të kalojë ligjin e ri që detyron etiketim për fotot e përpunuara apo të filtruara, duke cilësuar dhe efektet e përdorura.
Kjo sipas autoriteteve bëhet për të “kufizuar efektet psikologjike shkatërrimtare te përdoruesit e rinj të rrjeteve sociale”.
Sigurisht shumë nga filtrat në fjalë mund të përdoren drejtpërdrejt në aplikacionet si Instagram, TikTok, e Snapchat të cilat janë të dukshme si të tilla, si për shembull vizatimet e fluturave në faqe apo fytyrë, apo pamje në bardhë e zi.