Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji i ri për pronat/ Ministri Manja: Deri në dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

22:36 / May 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një VKM me ndryshimet për ligjin e pronave për të kompensuar ish-pronarët. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ka sqaruar detajet e këtij ligji me ndryshimet e reja.

Sipas tij, janë 9 mijë kërkesa të pashqyrtuara që do të marrin përgjigje deri në Dhjetor 2024 nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Ligji i parë është vitit i 2015 por në Dhjetor 2022 kuvendi bëri disa shtesa dhe ndryshime duke reflektuar ato që tha Gjykata Eurpiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata jonë Kushtetuese. Ligji i ri i Dhjetorit 2022 shtyn afatin e kërkesave për njohje pronësie deri në Dhjetor 2024. Në Shkurt 2019 ishte afati edhe për trajtimin e kërksave për njohje edhe për vlerësimin financiar të vendimeve që ishin dhënë në kohë të ndryshme. Ngelën pa shqyrtuar rreth 9000 kërkesa. Me ndryshimet e reja ligjore, ata që i kanë në gjykatë të shkallës së parë administrative kanë të drejtën ta tërheqin nga gjykata dhe ta sjellin në agjenci. Ligji ka përcaktuar një afat, 31 Dhjetor 2024. Agjencia ka detyrimin ligjor të trajtojë 9 mijë dosje. Agjencia do trajtojë vetëm ato kërkesa që kanë qenë të patrajtuara ditën kur skadoi ligji, por jo kërkesa për njohje pronësie dhe ato që ka një vendim”.

Sipas ministrit Manja, fatura financiare për pronat kap vlerën e 1 miliard Eurove.

“Në 2015 kur hyri në fuqi ligji ne trashëguam mbi 26 mijë vendime që ishin dhënë ndër vite por nuk kishte faturë financiare. Tani për këto 26 mijë e 300 vendime nxorrëm një faturë financiare është 101 miliard Lekë të reja, rreth 1 miliard Euro. Nga këto 20 mijë vendime agjencia ka arritur të ekzekutojë vetëm 794 vendime. Me ndryshimet e reja ligjore dhe me 2 VKM agjencia është gati për të filluar me kompensimet dhe ka në dispozicion 60 milionë Euro. Është fond i çdo vitshëm”, theksoi Manja.  

ligji pronat ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.