Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji për tatimin mbi të ardhurat ndryshohet me Akt Normativ. Niste zbatimi më 1 janar 2024, por do të përdoren formularët e vjetër

17:59 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria është detyruar të ndërhyje më Akt Normativ në Ligjin për Tatimin Mbi të Ardhurat të miratuar në fillim të këtij viti dhe parashikuar të hynte në fuqi më 1 janar të 2024-ës. Kjo për shkak të pamundësive teknike për zbatimin e tij që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Vështirësitë lidhen më së shumti me formularët e deklarimit të fitimeve, apo parapagimet për kategoritë e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale, të cilët do bëhen subjekt i këtij ligji nga 1 janari.

Për të gjithë tatimpaguesit, të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, si edhe për ata që regjistrohen për herë të parë në vitin pasardhës, për efekt të periudhës tatimore 2024, do të përdoren formularët dhe përgjegjësitë tatimore, sipas ligjit “Për sistemin e taksave vendore” si dhe Ligjit të vjetër për Tatimfitimin i vitit 1998.

Po ashtu, parapagimet, sipas ligjit të ri, për kategoritë e personave, të cilët furnizojnë shërbime profesionale dhe janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat nga data 1 janar 2024, përjashtimisht për vitin 2024, llogariten bazuar në deklaratat e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimit mbi fitimin të viteve paraardhëse.

Akti normativ shtyn gjithashtu edhe afatin e zbatimit të normës tatimore progresive për të ardhurat e tatueshme nga punësimi. Pika 1 e nenit 24, që përcakton tatimin 23% për të ardhurat e punësimit mbi 2,040,000 lekë në vit, do të nisë zbatimin nga 1 janari 2025.

Akti normativ shtyn edhe afatet e hyrjes në fuqi të pikës 1 për nenet 22,23 dhe 24 që përfshijnë zbritjen e shpenzimeve vetëm për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira kur deri 90% të të ardhurave bruto i sigurojnë nga më pak se 3 klientë, duke përfshirë edhe zbritjen për shpenzimet e fëmijëve. Ndryshimet për këto nene do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2025.

deklarim Tatime tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.