Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji që nuk u ndryshua për 70 vjet/ Kur Mbreti Zog përpiqej të krijonte një diplomaci moderne

09:02 / April 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbreti zog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbreti Zog vendosi zyrtarisht monarkinë në Shqipëri më 1 shtator të 1928. Pas saj nisën përpjekjet për të vendosur jetën e shoqërise dhe veprimtarinë e shtetit shqiptar mbi baza ligjore kushtetuese, duke plotësuar legjislacionin e periudhës republikane.

Zogu kishte urdhëruar që të gjitha dikasteret të ngrinin komisione të posaçme për të hartuar Ligjin Organik të tyre, i cili bashkë me buxhetin financiar do të miratohej nga Këshilli i Ministrave me 1 janar 1929 dhe do të kalonte më pas për aprovim në parlament.

Ministria për Europën dhe Puënt e Jashtme ka publikuar në arkivën e saj online këtë ligj të 25 prillit 1929, që përkon dhe me 90-vjetorin e hyrjes në fuqi të ligjit më jetëgjatë për sa i përket shërbimit të jashtëm të Shqipërisë.

ligji organik

Komisioni i Posaçëm i ngritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i drejtuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, në fillim Iliaz Vrioni e më pas Rauf Fico, punoi mbi projektin që kishte nisur të hartohej që gjatë periudhës së Republikës Shqiptare, duke e pasuruar me elementët që i shkonin një rregjimi monarkik dhe duke u mbështetur në modelet më të mira perendimore që kishin arritur të siguronin legatat apo konsullatat shqiptare jashtë vendit. Ministria e Punëve të Jashtme e dërgoi këtë projektligj në Këshillin e Ministrave me 15 dhjetor 1928. Më pas projektligji do të kalonte në Dhomën Legjislative.

Pasi u miratua në Parlament, Ligji Organik u dekretua nga Mbreti Zog me 25 prill 1929 dhe hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, nr.27, dt.8 maj 1929.

Ligji ishte dokumenti baze i shërbimit diplomatik, i cili nuk u zëvendësua nga një ligj tjeter i ngjashëm gjatë 70 viteve pasardhëse të veprimtarisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ligji përbëhet nga 8 kaptina (kapituj) dhe është mjaft kompleks për nga tërësia e komponentëve dhe problematikave që ai trajton, profesionalizmi që ai synon të ndërtojë në radhët e shërbimit të jashtëm, përcaktimi i qartë i detyrave, funksioneve dhe ndërtimi i përgjithshëm i këtij dikasteri.

Miratimi ë këtij ligji u shoqërua me miratimin në Parlament edhe të Ligjit mbi Shërbimin Konsullor, si dhe Rregulloren e Përgjithshme të Ceremonive Zyrtare të shtetit shqiptar, duke krijuar një kuadër të plotë ligjor për zhvillimin e konsolidimin e funksionimit të shërbimit të jashtëm shqiptar.

Dokumentin e plotë mund ta lexoni këtu.

Mbreti Zog
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.