Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ligjvënësit amerikanë: Unitet mes Danimarkës dhe SHBA

14:50 / January 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6579
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet diplomatike lidhur me Groenlandën dhe sigurinë në Arktik kanë qenë në fokus të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe europianë. Senatori demokrat amerikan Chris Coons deklaroi se nuk ekzistojnë kërcënime të menjëhershme të sigurisë ndaj Groenlandës, por theksoi rëndësinë strategjike të Arktikut në të ardhmen.

“Nuk ka kërcënime urgjente të sigurisë për Groenlandën, por ne ndajmë shqetësime reale për sigurinë në Arktik në të ardhmen. Me ndryshimet klimatike, me shkrirjen e akullit dhe ndryshimin e rrugëve detare, ka arsye legjitime për të investuar më mirë në sigurinë e Arktikut, si në zonën amerikane, ashtu edhe tek aleatët tanë të NATO-s”.

Coons vlerësoi Danimarkën si një aleat historik dhe të besueshëm të SHBA-ve, duke nënvizuar se marrëdhënia mes dy vendeve bazohet në vlera të përbashkëta.

“Si një aleat i NATO-s, Danimarka ka qenë një partner i jashtëzakonshëm për ne në fushën e sigurisë. Kjo marrëdhënie është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: demokracinë, vetëvendosjen dhe respektin për integritetin territorial”.

Ai theksoi se Uashingtoni synon të ulë tensionet dhe të forcojë partneritetin historik me Mbretërinë e Danimarkës, duke respektuar sovranitetin e saj dhe aleancën e NATO-s.

Nga ana tjetër, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se çështja e forcimit të sigurisë në Groenlandë duhet të diskutohet brenda kuadrit të NATO-s dhe jo në mënyrë të njëanshme.

“Mendoj se forcimi i sigurisë dhe prania e aleatëve në Groenlandë është një çështje serioze, por që duhet të trajtohet përmes dialogut brenda Aleancës Atlantike. Groenlanda duhet konsideruar territor nën përgjegjësinë e NATO-s”.

Meloni përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake, duke theksuar se zgjidhja e situatës duhet të jetë politike dhe përmes bashkëpunimit mes aleatëve.

“E konsideroj shumë të vështirë një ndërhyrje ushtarake tokësore për Groenlandën. Çështja është politike dhe do të zgjidhet politikisht, edhe përmes një angazhimi më të madh të të gjithë aleatëve në një zonë që është strategjike për të gjithë”.

Deklaratat vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur se Groenlanda është jetike për sigurinë e SHBA-ve, për shkak të pozicionit strategjik dhe burimeve natyrore, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës. Ideja është refuzuar nga autoritetet e Groenlandës dhe Danimarkës, ndërsa disa vende europiane kanë dërguar trupa në ishull në shenjë solidariteti me Kopenhagën.

amerikanë Danimarkë Ligjvënësit SHBA unitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.