Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, ka treguar se pse ka marrë këtë vendim.
I pranishëm në një lidhje me skype, emisionin “Open”, ai tha se kishte informuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule për pranimin e mandatit, dhe se nuk është kundër interesave të PBDNJ-së.
Karamelo tha se nuk mund të largohesh nga Parlamenti kur keni marrë vota nga populli për t’i përfaqësuar.
Ai shtoi më tej se sipas tij zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhje legjitime, ndërsa theksoi se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.