Gjykata e Apelit ka lënë në burg biznesmenin turk, Faruk Fatih Ozer.
Ozer u arrestua pak javë më parë në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzave se ka mashtruar mijëra shtetas turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit të tij, me argumentin se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.