Sindikata e Futbollistëve ka kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe që të ishte pjesë e bojkotit të Ligës, por është refuzuar nga kjo e fundit. Andi Lila, kryetari i Sindikatës, deklaroi se Liga e kishte refuzuar këtë mundësi për të bërë lojtarët pjesë të tavolinës.
“Po pse, ne nuk ndamë byrek aty që të bëheshin pjesë”, tha në studion e “Procesi Sportiv” presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.
“Ne nuk jemi pjesë e byreqeve, jeni ju”, iu përgjigj Lila në studio. “Pse e anashkaloni Sindikatën?”, insistoi ai.
“Për çfarë të diskutonim me ju, diskutimi është me qeverinë. Këto kërkesa që kemi i adresuam si duhet”, deklaroi Kokëdhima.