Lotët e 35 vjeçarit Besnik Marku nuk ndalen. Ishte në barkun e nënës kur babai i tij Gëzim Marku dhe katër traktoristë të tjerë humbën jetën tragjikisht në vendin e quajtur Ura e Karicës.
Djali matjanë ka udhëtuar nga Italia ku jeton e punon për të qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar për dhënien e titull “Qytetar Nderi” të 5 rrazjanëve.
Teksa kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj i dorëzon titullin e nderit lotët në faqet e Besnik Markut rrjedhin pa pushim. Emocione të mëdha.
Ai thotë se vetëm kur ishte 4 a 5 vjeç ka kuptuar se nuk e kishte babain. Në moshën 15 vjeçare ka emigruar në Itali dhe atje ka ndërtuar jetën prej 20 vitesh.
Marku dhe katër familjet e tjera kanë falenderuar këshillin bashkiak Mat, kryetarin e bashkisë Agron Malaj, njësinë administrative Baz si dhe banorët e zonës për vëmendjen e treguar.